Skandali/ Ministrja e Shëndetësisë pranon dështimin: QSUT nuk do bëjë analiza për të shtruarit se nuk ka fonde

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ditën e sotme ka pranuar se në QSUT pas datës 20 prill nuk do të mund të kryhen analiza për të shtruarit.

Shkak për këtë janë mungesa e fondeve.

Ajo tha se po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet më pas vlerësimi për adresimin e problemit dhe zgjidhjen e tij.

“Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjithë të dhënat, e mbi bazën e të dhënave planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja.

Më tek ministrja vijoi me propagandën e qeverisë teksa tha se ka miratuar sot disa ndryshime sa i takon funksionimit të Komisionit të Çmimeve të Barnave.

Ky hap  sipas saj synon të rrisë transparencën në përcaktimin e çmimeve, të përshpejtojë procedurat administrative dhe të garantojë furnizimin e qëndrueshëm të barnave, veçanërisht të atyre që janë të vetmet në treg.

“Ky vendim vjen si një nevojë e hershme për shpejtimin e procedurave dhe garantimine furnizimit të qëndrueshëm të barnave për qytetarët”, tha ajo.

The post Skandali/ Ministrja e Shëndetësisë pranon dështimin: QSUT nuk do bëjë analiza për të shtruarit se nuk ka fonde appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: