Kosova me president të ri! Arbërie Nagavci tregon në Euronews Albania planin e LVV

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Arbërie Nagavci, kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha në një intervistë për Euronews Albania se LVV si subjekti më i madh parlamentar në Kosovë do të vijojë përpjekjet për ta bërë vendin me president.

Ajo tregoi se LVV ishte e detyruar të propozonte 2 kandidatë që u paraqitën në seancën e 5 marsit, duke qenë se opozita refuzoi të paraqiste një kandidat me gjithë gatishmërinë e LVV për të dhënë firmat për ta.

Sipas Nagavcit, qëllimi i LVV është që t’i japë vendit një president konsensual dhe të shmangë një palë zgjedhje të tjera që siç tha, nuk do ta zgjidhnin krizën.

The post Kosova me president të ri! Arbërie Nagavci tregon në Euronews Albania planin e LVV appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: