Vrasja e Liridona Ademit, gjyqtarja e ballafaqon Naim Murselin me fotografi nga nata e vrasjes

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Edhe sot i akuzuari, Naim Murseli ka insistuar se ishin pre e grabitjes dhe se nga grabitësi iu është kërkuar vetëm para dhe telefona.

Por, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku e ka ballafaquar të akuzuarin, Naim Murseli me disa fotografi të natës kritike, në të cilat shihet Liridona Ademaj pas momentit të vrasjes, ku shihet plaga që ajo mori në pjesën e kokës, saktësisht tek veshi.

Duke e pyetur se e ndjera, Liridona Ademaj a kishte me vete gjëra me vlerë, Murseli mohoi këtë duke thënë se kishte vetëm kuletën. Më pas, kryetarja e trupit gjykues i paraqiti disa fotografit të të ndjerës e cila kishte në duar stoli ari.

Për këtë, Dërmaku e pyeti se nëse ka qenë grabitje pse nuk janë marrë këto stoli.

“Kjo fotografi është marrw kur është bërë autopsia dhe është paraqitur kjo pamje se çka viktima ka pas me vete në dy duart Liridona në dorën e majtë ka pas 2 byzylykë të arit dhe në anën e djathtë ka pas një byzylykë të arit për më tepër këto stoli të cilat i ka pas bashkëshortja juaj janë të gjitha stoli të arit dhe janë paraqitur në fotot pasi janë realizuar për autopsi nga mjekësia ligjore meqenëse deklaruat se nuk ka pas asgjë me vlerë në natën kritike.. dëshmon se Liridona në natën kritike ka pas stoli me vlerë dhe nëse ka qenë pre e grabitjes pse nuk i janë marr këto stoli për çudi”, pyeti ajo.

Por, i akuzuari, Naim Murseli tha se grabitësi kishte kërkuar vetëm telefona dhe para.

“Në momentin e grabitjes të vetëm gjë që ka kërkuar telefonat dhe paratë nuk ka kërkuar gjë tjetër dhe kur kam ikur nga vetura me fëmijët unë nuk e kam ditur a ka marr diçka prej dorës ai se unë nuk e kam parë ngjarjen”, u shpreh ai.

Më tej, gjatë marrjes në pyetje nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku ajo pyeti të akuzuarin, Naim Murseli se si ishin të ulur fëmijët në veturë në momentin kritik dhe si kishin dal ata nga vetura.

Murseli shpjegoi se fëmijët ishin ulur njëri prapa tij dhe tjetri prapa Liridonës, dhe se në momentin kritik, largimi i tyre nga makina kishte ndodhur për të njëjtën derë.

Më pas përsëri, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku e ka ballafaquar Murselin me një fotografi që paraqiten fëmijët se si kanë qenë të ulur.

Kur u pyet se pse e kishte paguar armën që e kishte blerë me Granit Plavën, Museli tha se Granit Plava kishte thënë se mund të shiste dyfish. Ndërsa, shtoi se nga kjo blerje nuk kishte asnjë përfitim vetëm ndihmë për të akuzuarin tjetër, Granit Plava.

I pyetur nga gjyqtarja Dërmaku se a është në dijeni që bashkëshortja e tij është vrarë me këtë revole, Naim Murseli tha se këtë e ka mësuar gjatë leximit të aktakuzës.

“A e keni ditur gjendjen ekonomike të Granitit… Murseli: Jo nuk mund të them pse e kemi ditur… Dërmaku: Atëherë pse paguat për atë revole për të akuzuarin Granit… Murseli: Sepse ai më tha se nuk kishte para me vete… Dërmaku: A e dini që me atë revole është vrarë bashkëshortja juaj… Murseli :Po e kam kuptuar… Dërmaku: Si erdhi deri tek ajo revole tek policia… Murseli: në aktakuzë e kam lexuar që Graniti e ka fshehur diku në oborr dhe ai u ka treguar”, deklaroi ai.

Ndërsa, kur Dërmaku e pyeti Murselin se a e kishte parë Granit Plavën në restorantin Etno Kuça, këtë gjë e mohoi i akuzuari, Murseli.

“Nuk e keni parë as granitin që nga kamerat në Ento Kuca shihet se ka qenë në tavolina më tutje… Murseli: Në asnjë moment nuk e kam parë Granitin”, tha ai.

Mw tej kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku kërkoi të dijw arsyen se pse i kishte lënë fëmijët vetë në natën kur iu ishte vrarë nëna, Murseli tha se ishte kërkesë e Policisë pasi mund të ftohej përsëri për intervistim.

Murseli mohoi të ketë parë vrasjen e bashkëshortes së tij, madje ai tha se Liridonën e kishte parë ditën e nesërme në murg.

“ Jo as unë e as fëmija… Dërmaku: Në deklaratat e mëhershme keni thënë që me veturë të Policisë keni shkuar tek vetura tek vendi i ngjarjes… Murseli: Po, por nuk më ka lënë të dal Policia… Dërmaku: A e keni parë Liridonën të vrarë… Murseli: Jo, Liridonën e kam parë të vrarë vetëm të nesërmen në murg atë natë hiq”, ishte diskutimi mes tyre.

Në pyetje e trupit gjykues a i kishte thënë Liridonës të ikte nga makina, Murseli tha se e kishte bërë këtë gjë duke i folur në gjuhën suedeze. Ai madje tha se kishte hapësirë ta anashkalonte grabitësin, por ishte kërkesë e Liridonës që ta ndalte makinën dhe në moment shoku e kishte ndal makinën.

Lidhur me pamjet e publikuara sot në gjykatë ku shihej Liridona Ademaj pas vrasjes, avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla kërkoi që këto pamje mos të publikohen me qëllim që fëmijët e të ndjerës të mos kenë qasje.

“Kemi një kërkesë që ato pamje të njoftohen mediet që të mos publikojnë pamjet kur e njëjta shihet e goditur dhe ku shihet e shtrirë në mënyrë që fëmijët të mos kenë qasje”, tha ai.

Pas kryetares së trupit gjykues, Fatmire Dërmaku, gjyqtari, Gent Beka vazhdoi me pyetje për të akuzuarin Naim Murseli i cili e pyeti për takimet që kishte i akuzuari, Naim Murseli me Granit Plavën. Kurse, gjyqtari, Alban Ajvazi i cili pyeti për veturën që me qera e kishte marr Granit Plava se a dinte çfarë marke apo çfarë tabela ishte, Murseli tha se e dinte tipin e veturës.

The post Vrasja e Liridona Ademit, gjyqtarja e ballafaqon Naim Murselin me fotografi nga nata e vrasjes appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: