VIDEO/ Shembet një pjesë e rrugës në Prishtinë, probleme në disa zona me furnizimin me ujë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një pjesë e rrugës “Don Shtjefën Kurti” është shembur të dielën në Prishtinë teksa janë publikuar edhe pamje nga momenti kur shembet dheu dukë shkaktuar dëmë të shumta. Nga shembja e rrugës mësohet se ka patur vështirësi në qarkullim për banorët e zonës.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut është dëmtuar edhe rrjeti i ujësjellësit duke sjellë ndërprerje të përkohshme në disa zona.

Zonat e prekura janë: “Mehmet Shpendi”, “Bislim Islami”, “Don Stjefan Kurti”, “Kiri”, “Agim Prodani”, “Ymer Bytyqi” dhe “Visar Thaqi”.

The post VIDEO/ Shembet një pjesë e rrugës në Prishtinë, probleme në disa zona me furnizimin me ujë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: