Franca pranë kreut të renditjes së FIFA-s pas dy fitoreve radhazi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Franca është shumë pranë vendit të parë në renditjen e FIFA-s pas dy fitoreve në turneun amerikan, 2-1 ndaj Brazilit dhe 3-1 kundër Kolumbisë. Aktualisht në vendin e dytë, ajo ndodhet vetëm 1.8 pikë larg Spanjës, e cila kryeson listën.

Renditja zyrtare do të përditësohet të mërkurën, ndërsa Spanja rrezikon të humbasë kreun nëse dështon ndaj Egjiptit. Pikët në renditjen e FIFA-s varen nga rëndësia e ndeshjeve, rezultatet dhe niveli i kundërshtarëve.

Në “Top 10” aktual, pas Spanjës dhe Francës renditen Argjentina, Anglia, Portugalia, Holanda, Brazili, Maroku, Belgjika dhe Gjermania.

The post Franca pranë kreut të renditjes së FIFA-s pas dy fitoreve radhazi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: