LIVE/ Mbyllet pjesa e parë mes Kosovës dhe Turqisë, “Dardanët” i shkojnë shumë pranë golit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë u mbyll në barazim. “Dardanët” patën disa mundësi të pastra shënimi, ku më e mira ishte gjuajtja shumë e bukur e Fisnik Asllanit, e cila u neutralizua nga portieri turk. Ndeshja luhet në kuadër të finales së play-off-it për Botërorin 2026, që do të përcaktojë se cila skuadër do të realizojë “ëndrrën amerikane”. Kosova aspiron të marrë pjesë për herë të parë në një Botëror, ndërsa Turqia synon rikthimin pas 24 vitesh mungesë, duke qenë tri herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës.

Formacionet zyrtare:

Kosova (5-3-2): Muric; Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Hoxha, Rexhbecaj; Muslija; Asllani, Muriqi. Trajner: Franco Foda

Turqia (4-2-3-1): Cakir; Çelik, Kokçu, Akturkoglu, Guler; Calhanoglu, Yildiz; Bardakci, Kabak, Yuksek, Kadioglu. Trajner: Vincenzo Montella

Mbi 13 mijë tifozë janë në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë, prej të cilëve 700 janë nga Turqia.

Minutë pas minute

45+3′ Gjyqtari i fryn bilbilit dhe mbyll pjesën e parë

45′ – Jepen 2 minuta shtesë

45+1′ – Kerem Akturkoglu ndëshkohet me karton të verdhë

45+1′ – Albian Hajdari ndëshkohet me karton të verdhë.

33′ – Hakan Calhanoglu gjendet i lirë brenda zonës dhe gjuan, por përpjekja e tij bllokohet në mënyrë të shkëlqyer nga një nga mbrojtësit e Kosovës

30′ – Shans i madh! Vedat Muriqi merr një top të kthyer brenda zonës, kalon mbrojtësin, por gjuajtja e tij shkon mbi tra

29′ – Një gjuajtje fantastike nga Fisnik Asllani, dhe një ndërhyrje e shkëlqyer e portierit turk, i cili i mohoi golin e parë Kosovës

22′ – Mbrojtësi i Turqisë bllokon një gjuajtje të Hoxhës nga brenda zonës.

11′ – Hakan Calhanoglu rrezikon duke goditur brenda zonës, por topi i tij bllokohet nga një prej lojtarëve të Kosovës

1′ – Lojtarët janë në fushë dhe gjyqtari Michael Oliver ka dhënë shenjë që të nisë ndeshja ndërsa ka qenë Kosova e cila ka kryer goditjen e parë të topit

The post LIVE/ Mbyllet pjesa e parë mes Kosovës dhe Turqisë, “Dardanët” i shkojnë shumë pranë golit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: