Tedi Cara shkëlqen në Ukrainë, dy asiste në barazimin e Oleksandriya

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-sulmuesi i Partizanit Tedi Cara ishte protagonist absolut në barazimin 3-3 që FC Oleksandriya arriti në transfertë ndaj FC Poltava.

25-vjeçari dha dy asiste për dy golat e parë të ekipit, fillimisht në minutën e 7-të dhe më pas në minutën e 31 për Amaral, i cili realizoi dopietë.

Megjithëse ekipi kaloi në avantazh me tre gola, Oleksandriya nuk arriti ta menaxhonte rezultatin, pasi Poltava vendosi ekuilibrin në 3-3.

Në këtë sezon, Cara ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 1.603 minuta.

The post Tedi Cara shkëlqen në Ukrainë, dy asiste në barazimin e Oleksandriya appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: