Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani ka rikonfirmuar mbështetjen për studentët shqiptarë që protestuan sot, duke nënvizuar se e drejta për përdorimin e gjuhës amtare është e garantuar dhe duhet të reflektohet në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Meidani më tej shton se “Angazhimi qytetar i studentëve dhe mënyra demokratike e artikulimit të kërkesës së tyre meritojnë vlerësim. Kjo kërkon një përgjigje institucionale të matur, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të plotë të të drejtave të garantuara”.

gijotina.com/

 

The post Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: