Kaosi në finalen e Kupës së Afrikës, çështja përfundon në CAS

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës është kthyer në një nga episodet më të errëta për futbollin afrikan, pas incidenteve të rënda në tribuna dhe braktisjes së fushës nga Senegali. Ndeshja u mbyll në konfuzion total dhe u regjistrua si fitore 3-0 në tavolinë për Marokun, vendim i konfirmuar nga CAF në fund të marsit.

Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, konfuzioni vazhdon. CAF nuk ka shpallur zyrtarisht dorëzimin e trofeut apo medaljeve, duke lënë të paqartë statusin e kampionit dhe duke shtuar dyshimet mbi menaxhimin e situatës.

Së fundmi, Federata Senegaleze e Futbollit ka marrë vendimin e arsyetuar të Komitetit të Apelit të CAF, i cili konfirmon humbjen teknike të Senegalit, por nuk jep verdikt për trofeun apo shpërblimet.

Ky zhvillim i hap rrugën një beteje ligjore: Senegali pritet t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për të kundërshtuar vendimin dhe për të kërkuar rishqyrtimin e titullit. CAS ka bërë të ditur se është gati të trajtojë çështjen me prioritet, ndërsa tifozët dhe opinioni sportiv presin një vendim përfundimtar sa më shpejt.

The post Kaosi në finalen e Kupës së Afrikës, çështja përfundon në CAS appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: