Të martën dhe të mërkurën luhen katër ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ndërsa disa lojtarë të rëndësishëm rrezikojnë të mungojnë në takimet e kthimit për shkak të kartonëve. Të gjithë futbollistët në fjalë kanë nga dy kartona të verdhë dhe një tjetër ndëshkim në ndeshjet e radhës do t’i penalizonte automatikisht.
Megjithatë, rregulli i kartonëve ndryshon në gjysmëfinale, ku të gjitha kartonët e akumuluar deri në çerekfinale do të zerohen.
Skuadrat me lojtarë të rrezikuar janë:
- PSG (2): Khvitcha Kvaratskhelia, Nuno Mendes
- Liverpool (4): Conor Bradley, Virgil Van Dijk, Ryan Gravenberch, Curtis Jones
- Real Madrid (7): Jude Bellingham, Vinicius Junior, Álvaro Carreras, Dean Huijsen, Kylian Mbappé, Rodrygo, Aurélien Tchouaméni
- Bayern Munich (3): Konrad Laimer, Dayot Upamecano, Vincent Kompany (trajner)
- Barcelona (4): Marc Casadó, Jules Koundé, Fermín López, Gerard Martín
- Atlético Madrid (9): Thiago Almada, Pablo Barrios, Robin Le Normand, Clément Lenglet, Marcos Llorente, Marc Pubill, Matteo Ruggeri, Giuliano Simeone, Diego Simeone (trajner)
- Sporting (1): Luis Suárez
- Arsenal (2): Christian Nørgaard, Martin Zubimendi
Këto mungesa të mundshme mund të ndikojnë ndjeshëm në fatin e skuadrave në ndeshjet vendimtare për një vend në gjysmëfinale.
The post Rrezik kartonësh në çerekfinalet e Champions-it, shumë yje mund të mungojnë në kthim appeared first on Euronews Albania.
