Kriza e futbollit italian dhe mungesa e besimit te të rinjtë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Futbolli italian po përballet me një krizë të thellë, e reflektuar edhe në dështimin e kombëtares për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi, pas humbjes ndaj Bosnjës. Një nga problemet kryesore mbetet mungesa e hapësirave për lojtarët e rinj.

Ish-futbollisti gjerman Jürgen Klinsmann, me eksperiencë në Itali te Interi dhe Sampdoria, ka kritikuar ashpër këtë qasje, duke theksuar se talentet e reja shpesh detyrohen të kalojnë në divizione më të ulëta para se të marrin një shans në elitë.

Sipas tij, Italia po vuan nga mungesa e liderëve, e lojtarëve konkurrues dhe e besimit te brezi i ri. Klinsmann theksoi se talente si Lamine Yamal dhe Jamal Musiala, nëse do të ishin në Itali, mund të dërgoheshin në Serie B për të fituar përvojë, në vend që të aktivizoheshin menjëherë në nivelet më të larta.

Kjo qasje, sipas tij, po pengon zhvillimin e futbollit italian dhe po ndikon drejtpërdrejt në rezultatet e dobëta të kombëtares.

The post Kriza e futbollit italian dhe mungesa e besimit te të rinjtë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: