Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, foli në konferencën për shtyp përpara përballjes me Liverpoolin në Champions League. Ai theksoi se në duele të këtij niveli është e vështirë të përcaktohet një skuadër favorite.
“Sezonin e kaluar, shumica mendonin se Liverpooli ishte më i favorizuar ndaj nesh, por në fund u pa qartë kush arriti të kalojë më tej. Këtë vit, shumë njerëz na konsiderojnë ne si favoritë, megjithatë besoj se në çerekfinalet e Champions League nuk mund të flitet për ekipe favorite”, u shpreh tekniku spanjoll.
Ndeshja PSG–Liverpool do të zhvillohet në orën 21:00.
The post Luis Enrique: Në çerekfinale nuk ka favoritë appeared first on Euronews Albania.
