Presidenti i KF Pogradecit premton shpërblime të majme për futbollistët në 3 sfidat e mbetura

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

50,000 euro premio për skuadrën në rast fitoreje në ndeshjen ndaj Laçit dhe një super-premio prej 100,000 eurosh nëse skuadra arrin të sigurojë ngjitjen në Superligë.

Armand Lilo, presidenti i KF Pogradeci ka vendosur premio të majme për futbollistët liqenorë, për t’i motivuar ndaj në 3 ndeshjet e fundit që kanë mbetur në kategorinë e parë të futbollit shqiptar.

Pogradeci ndodhet në vendin e tretë me 67 pikë ndërsa ndeshja e radhës është përballë rivalëve direkt si Laçi i vendit të dytë, i cili në tabelën e klasifikimit ka 70 pikë.

Pas Laçit, Pogradeci luan derbin juglindor përballë Skënderbeut të vendit të parë dhe ndeshja e fundit përballë Luftëtarit të vendit të fundit por të motivuar në maksimum pasi janë 4 skuadra ne fund te tabelës dhe pikët që mund të grumbullohen mund të shpëtojnë nga dalja prej kësaj kategorie

The post Presidenti i KF Pogradecit premton shpërblime të majme për futbollistët në 3 sfidat e mbetura appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: