Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Doganaj, është mbajtur akademi përkujtimore, ku janë nderuar të rënët për liri. Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Selajdin Troni tha se sakrifica e dëshmorëve dhe gjaku i fëmijëve të pafajshëm nuk mund të harrohen kurrë.
“Një nga ditët më të rënda dhe më të dhimbshme për Doganaj dhe Sllatinën e Kaçanikut. Kjo ditë është një plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, një kujtim i gjallë i sakrificës, i dhimbjes dhe i qëndresës së popullit tonë. Në këtë ditë, shumë bija dhe bijë të këtij vendi u ndanë padrejtësisht nga jeta duke u bërë dëshmorë dhe martirë të lirisë”, tha Selajdin Troni Kryesuesi i Kuvendit Komunal
Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veterani Fahri Demnika tha se e vërteta për krimet e kryera në Kosovë nuk duhet shtrembërohet e as harrohet.
“Sot nuk jemi këtu vetëm për t’i kujtuar por edhe për të dëshmuar se ajo që ndodhi nuk do të harrohet kurrë. Ne si veteranë e dimë çmimin e lirisë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh me sakrificë dhe me besim të palëkundur, e dimë se çdo hap drejt lirisë është i larë me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Këta njerëz nuk janë vetëm kujtim, ata janë edhe amanet për brezat që vijnë”, shtoi Fahri Demnika Veteran i UÇK-ës.
Në këtë përvjetor mes emocioneve ka folur para të pranishmëve edhe djali i martirit, Vesel Elezi, Agoni.
“Sot ndjehem i përulur dhe i nderuar të kujtojë vlerat e prindit tim doktor Vesel Elezit dhe 18 burrave dhe djemve të këtij fshati që dhanë më të vlefshëm e vendit tonë – jetën”, theksoi Agon Elezi, i Biri i Vesel Elezit
Të pranishëm në këtë manifestim përkujtimor kanë qenë edhe familjarë të martirëve, veteranë të luftës e përfaqësues të komunës.
The post Kosovë, përkujtohet vrasja e civilëve në Dragaj appeared first on Euronews Albania.
