Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmjen e së mërkurës ka zhvilluar një darkë pune me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjatë takimit mësohet se diskutua për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimi Evropian.
Në fokur ishte përafrimi i plotë i politikës së jashtme të vendit me atë të bllokut evropian, si një nga prioritetet strategjike të institucioneve të Kosovës.
Po ashtu, u vlerësua angazhimi i vendit në zbatimin e reformave të nevojshme në kuadër të këtij procesi. Pjesë e diskutimeve ishte edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshilli i Evropës, si një hap i rëndësishëm drejt integrimit ndërkombëtar.
Ata folën gjithashtu edhe lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe çështje të aktualitetit në vend, duke shkëmbyer pikëpamje mbi situatën e brendshme dhe rajonale.
The post Kurti darkë pune me Sorensen, në fokus të diskutimeve integrimi në BE dhe dialogu me Serbinë appeared first on Euronews Albania.
