Bie nga godina e Ministrisë së Turizmit, punonjësja 51-vjeçare humb jetën në Greqi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një grua 51-vjeçare humbi jetën mëngjesin e së hënës, pasi ra nga kati i dytë i ndërtesës së Ministrisë së Turizmit në Greqi, në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte punonjëse e ministrisë.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 08:35 në adresën Vasilissis Amalias Avenue 12. Një ambulancë e mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke e transportuar gruan drejt Spitali Evangelismos, ku ajo u shpall e vdekur.

Sipas të njëjtave burime, po shqyrtohet edhe mundësia që ngjarja të ketë qenë vetëvrasje.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje.

The post Bie nga godina e Ministrisë së Turizmit, punonjësja 51-vjeçare humb jetën në Greqi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: