Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave dy vëllezër shqiptarë! Autori në kërkim (EMRAT)

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një vrasje e trefishte është regjistruar këtë të martë Malin e Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, tre persona janë vrarë në lagjen që njihet si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë.

Në mesin e të vrarëve janë dy vëllezër nga Rozhaja, Denis Hot 28 vjeç dhe Nezrin Hot 27 vjeç. Policia është në kërkim të autorit të dyshuar, Vehid Muric nga Rozhaja.

Krimi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një banesë me qira. Sipas policisë, i dyshuari nga Rozhaja vrau tre shokët e tij, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në një kantier ndërtimi.

“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, ka njoftuar Policia.

Sipas informacioneve paraprake, krimi ka shumë të ngjarë të jetë kryer duke përdorur një armë të ftohtë.

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ai gjithashtu kreu dhunë ndaj nënës së tij në shtëpinë e familjes.

The post Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave dy vëllezër shqiptarë! Autori në kërkim (EMRAT) appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: