Shqipëria rikthehet në “Air Albania”, zyrtarizohet miqësorja e 6 qershorit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet në fushë gjatë muajit qershor për një ndeshje miqësore, duke sjellë sërish emocionet kuqezi për tifozët vendas.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për zhvillimin e një përballjeje miqësore ndaj Luksemburgut. Takimi do të luhet më 6 qershor, me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në ditët në vijim pritet të konfirmohet edhe një tjetër ndeshje miqësore, që do t’u japë mundësinë tifozëve shqiptarë ta shohin sërish në aksion Kombëtaren.

The post Shqipëria rikthehet në “Air Albania”, zyrtarizohet miqësorja e 6 qershorit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: