Deputeti i grupit të LVV i “uroi burgim të përjetshëm Hashim Thaçit”, reagon Albin Kurti

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetit të partisë së tij, Fatos Geci, i cili  “uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi”.

Kreu i qeverisë, u shpreh se shefja e grupit parlamentar të LVV Albulena Haxhiu i ka tërhequr vëmendjen deputetit Geci (nga partia Guxo) për gjuhën dhe komentin, ndërsa theksoi se janë të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës

“Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale e cila është një gjykatë jonormale, jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, bartëse e së cilës ishte UÇK-ja dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpriti fjalën, ia tërhoqi vërejtjen deputetit Geci  edhe për shkak të gjuhës edhe komentit që bëri”, tha Kurti.

Gjatë seancë së një nate më parë në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes Fatos Geci tha se fati i Hashim Thaçit do të jetë i njëjtë me atë të Naim Murselit, i cili dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci.

The post Deputeti i grupit të LVV i “uroi burgim të përjetshëm Hashim Thaçit”, reagon Albin Kurti appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: