Egnatia finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë, eliminon Elbasanin me penallti

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Egnatia është zyrtarisht finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025/2026, pasi ka triumfuar ndaj Elbasanit me rezultatin 4-2 pas goditjeve të penalltive.

Sfida e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në “Elbasan Arena” u mbyll në kohën e rregullt me barazim 1-1. Egnatia kaloi e para në avantazh me golin e Grudës ndërsa Elbasani arriti të barazojë me Mustën.

Ndeshja ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, duke ofruar rivalitet dhe emocione për më shumë se 120 minuta lojë.

Në serinë e penalltive, Egnatia u tregua më e saktë, duke siguruar kështu kualifikimin për në finalen e madhe të kompeticionit.

Ndërkohë, finalisti i dytë do të përcaktohet këtë të enjte, në gjysmëfinalen tjetër mes Vllaznisë dhe Dinamos, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 19:00.

The post Egnatia finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë, eliminon Elbasanin me penallti appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: