Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në hollin e Kuvendit, për nder të jetës dhe veprës së akademikut të ndjerë, Rexhep Qosja.
Kurti shkroi në librin e zisë se Rexhep Qosja ishte mendje e ndritur që do të udhëzojë edhe shumë breza të tjerë se si të ecin përpara në një të ardhme më të mirë për kombin e shoqërinë, me punë të palodhshme, mendim kritik, dashuri për atdheun dhe dije që zgjerohet.
“Vepra e tij e mbijeton shumëfish jetën e tij. Jeta jonë fiton shpresë me veprën e tij. Letërsia dhe historia, gjuha dhe publicistika e kanë gjurmë të thellë Rexhep Qosjen. U prehtë në paqe! Me nderime dhe pikëllim”, shkruan Albin Kurti.

The post Kurti homazhe për Rexhep Qosen: Mendje e ndritur që do të udhëzojë brezat appeared first on Euronews Albania.
