Dinamo City është finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2025/2026, duke plotësuar kështu çiftin final të këtij kompeticioni.
Skuadra dinamovite siguroi kualifikimin pas një fitoreje minimale 0-1 në transfertë ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Loro Boriçi”. Golin vendimtar e realizoi Dejvi Bregu në minutën e 77-të, duke i dhënë avantazhin dhe biletën për në finalen e madhe ekipit të drejtuar nga Ilir Daja.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim 1-1, çka e bënte sfidën e kthimit vendimtare për kualifikimin. Me suksesin në Shkodër, Dinamo City siguron kalimin në aktin final të kompeticionit.
Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamo City-t dhe Egnatias do të luhet më 13 maj, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.

The post Dinamo City eliminon Vllazninë, siguron finalen e Kupës së Shqipërisë appeared first on Euronews Albania.
