Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës në aksin Prishtinë- Ferizaj. Policia bën me dije rreth orës 00:20 persona të veshur me të zeza dhe me helmeta në kokë duke drejtuar një motoçikletë kanë qëlluar me armë në drejtim të një servisi makinash.
Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar rreth gjashtë vetura dhe katër xhama të objektit. Autoritetet menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e sekuestruar 16 gëzhoja.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM / MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS / Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 25.04.2026-00:20-00:25. Raportohet se persona të panjohur të veshur me të zeza dhe me helmeta në kokë duke drejtuar një motoçikletë dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një auto salloni.
Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar rreth gjashtë vetura dhe katër xhama të objektit ku vlera e dëmit nuk dihet. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton policia.
The post Të shtëna me armë drejt një servisi në aksin Prishtinë- Ferizaj, dëmtohen 6 makina! Gjenden 16 gëzhoja appeared first on Euronews Albania.
