Dinamo Zagreb rikthen dominimin, shpallet kampione e Kroacisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dinamo Zagreb ka rikthyer supremacinë në futbollin kroat, duke u shpallur kampione për herë të 26-të në histori. Pas një sezoni ku titulli u mungoi vetëm për herë të dytë në dy dekadat e fundit, skuadra nga kryeqyteti korrigjon menjëherë “anomalinë” dhe rikthehet në fron.

Barazimi pa gola mes Hajduk Split dhe HNK Rijeka vulosi matematikisht triumfin e Dinamos, e cila kishte krijuar një diferencë të pakapshme prej të paktën 12 pikësh katër javë para fundit. Edhe përpara sfidës së kësaj të diele ndaj NK Varaždin, titulli ishte tashmë i sigurt, falë edhe avantazhit në përballjet direkte me rivalët.

Skuadra e Zagrebit nuk ndalet me kaq, pasi synon të kompletojë sezonin me “dopietë”. Dinamo do të përballet sërish me Rijekën në finalen e Kupës së Kroacisë më 13 maj, në një ndeshje që premton spektakël.

Një nga protagonistët kryesorë të këtij sezoni ka qenë sulmuesi Dion Beljo. I transferuar verën e kaluar nga Rapid Vienna, ai ka shkëlqyer me 28 gola në 31 ndeshje. Forma e tij në muajt e fundit ka qenë vendimtare, me 14 gola të realizuar vetëm që nga fillimi i marsit, duke e kthyer në një nga figurat kyçe të suksesit të Dinamos.

The post Dinamo Zagreb rikthen dominimin, shpallet kampione e Kroacisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: