Vjosa Osmani për presidente? Kurti refuzon t’iu përgjigjet gazetarëve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë është pyetur sërish lidhur me çështjen e Presidentit teksa zhvilloi homazhe te memoriali në Prishtinë kushtuar personave të pagjetur të luftës.

Pasi foli për çështjen e të pagjeturve nga lufta, Kurti preferoi të mos iu përgjigje pyetjeve të gazetarëve nëse do ta pranonte ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për postin e presidentit të vendit.

Kurti edhe më herët gjatë ditës refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve para se të hynte në Kuvend lidhur me Presidentin.

LVV-ja ka kërkuar nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra për President, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi se mund të propozojnë emrin e Vjosa Osmanit. Ai i kërkoi kryeministrit garanci se 66 deputetë të mazhorancës do ta votonin atë.

The post Vjosa Osmani për presidente? Kurti refuzon t’iu përgjigjet gazetarëve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: