Në vazhdim të fjalës së tij, Kurti tha se përgjegjësia e partive për çështjen e presidentit është në bazë të numrit të votave që kanë marrë.
“Në terma të përqindjes, LVV i ka 51.1 për qind të përgjegjësisë për zgjedhjen e presidentit, por nuk e ka 100 për qind”, tha Kurti.
Ai shtoi se fakti që një parti ka më pak deputetë, nuk e përjashton nga përgjegjësia në zgjedhjen e presidentit.
Kurti tha se bazuar në peshën politike, si parti fituese, LVV-ja ka ushtruar përgjegjësinë e saj, duke i ftuar në takime krerët opozitarë e duke ofruar propozime.
“LDK dhe PDK nuk ka marrë iniciativë, ndonjë propozim, ndonjë emër. Kur iu ofrua mundësia konkrete, kanë zgjedhur heshtjen”, tha ai.
“Fakti që opozita nuk ka marrë asnjë iniciativë për zgjedhjen e presidentit është dëshmi e qartë e dështimit të marrjes së përgjegjësisë proporcionale”, shtoi Kurti.
The post Kurti: LVV nuk e ka përgjegjësinë e plotë për zgjedhjen e presidentit appeared first on Euronews Albania.
