Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në qytetin e Kalamatas në Greqi, pasditen e së martës, me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë.
Sipas policisë greke dhe raportimeve fillestare, viktima është zbuluar brenda një stalle në një banesë në zonën Bournias të qytetit. Ai dyshohet se kishte qëndruar përkohësisht në atë banesë, pasi i ishte ofruar strehim nga pronari i saj, gjithashtu shtetas shqiptar.
Mësohet se është pikërisht pronari i banesës ai që e ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet.
Policia greke ka bërë të ditur se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa po hetohen të gjitha pistat e mundshme për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Një nga pistat e hetimit është që shqiptari mund të jetë vrarë nga pronari grek tek i cili punonte.
The post Vritet me plumb në kokë shqiptari në Greqi, çfarë thotë policia appeared first on Euronews Albania.
