Berisha: Në 7 tetor fillon sulmi, mjaft më me Ramën kryeministër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i kësaj force, Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai tha se Rama i ka shpallur luftë të hapur opozitës duke burgosur përfaqësuesit e saj.

“Burgosja e Ervin Salianjit, duhet të jetë për çdo demokrat, për çdo qytetar, arrestimi pa asnjë fakt, dokument i Sali Berishës në shtëpi, persekutimi i liderëve të tjerë të opozitës, rrëmbimi i mandatit të kandidatit të opozitës në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, të gjitha këto së bashku janë kushtrime për opozitën, për PD-në, të përballet me këtë armik që çdo ditë bën çdo gjë për asgjësimin e tyre. Miqtë e mi, duhet të jemi të vetëdijshëm se sot çdo qëndrim me duarkryq, çdo qëndrim në mbrojtje, është lojë për Edi Ramën. Është fitore për Edi Ramën” –tha Berisha që ftoi mbështetësit e tij që tashmë rë radikalozojnë aksionin politik.

“Ndaj dhe ne do kalojmë në sulm. Të hidhemi në sulm me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Ndaj dhe kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës. Për përgjigjen tonë me datën 7 tetor. O sot o kurrë, pa kthim, të paralizohet qeveria gjer në vendosjen e qeverisë teknike. Është radha jonë dhe ne do i qëndrojmë. Vetëm kështu Shqipëria rikthehet në rrugën e ligjit, Kushtetutës” – tha Berisha që ftoi në protestë të gjithë ata që janë kundër Ramës pavarësisht ndasive brenda opozitës.

“Prandaj ndasive tona le t’u bëjmë një pauzë sepse një armik i vërtetë ka krijuar nevojën e bashkimit të mbarë shqiptarëve. Prandaj me 7 tetor, çdo opozitar, çdo shqiptar të largojë flamujt partiakë dhe të ngrejë vetëm flamurin kombëtar, flamurin e shpëtimit të Shqipërisë. Sepse demokracia, zgjedhjet e lira, sovraniteti, nuk i përkasin vetëm një partie, u përkasin të gjithë shqiptarëve. Vetëm bashkë, shqiptarët e fitojnë këtë luftë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

The post Berisha: Në 7 tetor fillon sulmi, mjaft më me Ramën kryeministër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *