Niko Peleshin e kap frika nga opozita, anulon daljen për media, reagon në Facebook

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Edhe pse njoftoi se do të dilte para mediave të fliste pas incidentit në Parlament, Niko Peleshi nuk doli. Me siguri ka pasur frikë për ndonjë përplasje të mundshme me deputetët e opozitës që qëndronin aty jashtë. Pas rreth 2 orësh kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka bërë një deklaratë në Facebook. Ai thotë mes të tjerash se dhuna është e papranueshme. Më poshtë reagimi i plotë i tij.

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian. Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna“. deklaroi Peleshi.

The post Niko Peleshin e kap frika nga opozita, anulon daljen për media, reagon në Facebook appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *