Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Si një rrufe në qiell të hapur. Antoine Griezmann me një video të postuar në profilin e tij në Instagram ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja franceze. Për të shoqëruar klipin, edhe një mesazh i vogël i shkruar nga sulmuesi: “Me zemër të mbushur me kujtime e mbyll këtë kapitull të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë madhështore trengjyrëshe dhe shihemi së shpejti”.
Le Petit Diable (“Djalli i Vogël”) është padyshim një nga protagonistët e padiskutueshëm të historisë së fundit të Francës. Ai bëri debutimin e tij me Les Bleus më 13 mars 2014, duke luajtur 137 ndeshje dhe duke shënuar 44 gola. Triumfi në Kupën e Botës 2018 në Rusi kundër Kroacisë ishte i paharrueshëm: në finale ai shënoi edhe një penallti (në atë Botëror kishte katër gola gjithsej). Në vitin 2021 fitoi edhe Nations League dhe një vit më vonë humbi finalen e Katarit me penallti kundër Argjentinës, duke mos mundur dot të bëhej kampion bote për herë të dytë. Ajo e dy viteve më parë nuk është humbja e vetme në finale me kombëtaren e Francës: një tjetër zhgënjim i madh ishte ai në shtëpi në Euro2016 ndaj Portugalisë.
Lexo më tej: Plas te Franca: Mbappé kapiteni i ri, Griezmann rebelohet, grindet me Deschamps: “Më mirë iki fare”
I konsideruar ende si një nga të preferuarit e teknikut Didier Deschamps, njoftimi i Griezmann për tu larguar nga kombëtarja krijoi habi dhe nostalgji të madhe mes tifozëve.
View this post on Instagram
The post Video/ E bujshme, Griezmann largohet nga Franca: “Hapësirë brezit të ri” appeared first on Lapsi.al.
