Gazetari gjerman i FAZ: Rama dhe Vuçiç përdorin të njëjtat metoda për pushtetin e tyre

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gazetari i njohur gjerman Michael Martens që shkruan për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thotë se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama e dinë shumë mirë se anëtarësimi në BE, nuk do të ndodhë as sot as nesër as për 10 vite pavarësisht se kush është në fuqi në Beograd dhe në Tiranë. Në një intervistë emisionin e Adi Krastës në Syri Tv, gazetari gjerman thotë se ata kanë zgjedhur metoda të reja që kanë të bëjë më ruajtjen e fuqisë dhe mbajtjen e pushtetit. Ndërkohë BE-ja, sipas tij, thotë se për sa kohë ka stabilitet dhe nuk dëgjojmë për ndonjë problem.

“Siç e dini janë masat e Bashkimit Evropian kundër Kosovës ku mund të konsiderohen edhe si sanksione, por në të njëjtën kohë nuk ka asnjë masë kundër Serbisë. Kur shikoni për shembull sjelljen e të dyja vendeve gjatë këtyre 6 muajve të fundit është një situatë asimetrike, për të thënë më të paktën, pra ekziston rreziku se të dyja palët do të kenë një marrëveshje me kosto tek demokracia.

Duket se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama e dinë shumë mirë se anëtarësia në BE, nuk do të ndodhë as sot as nesër as për 10 vite pavarësisht se kush është në fuqi në Beograd dhe në Tiranë sepse nuk do Evropa. Dhe kështu ata kanë zgjedhur metoda të reja që kanë të bëjë me ruajtjen e fuqisë, me pushtetin dhe ndërkohë BE, nga ana tjetër thotë se për sa kohë ka stabilitet dhe nuk dëgjojmë për ndonjë problem, lë të rrijnë sic janë dhe ne ndërkohë të vazhdojmë me ‘biznesin politik’, stabilokraci” – u shpreh gazetari.

Martens tha se veprimi i kryeministrit Rama duke telefonuar gazetarët gjermanë është një mungesë kontrolli të impulseve personale dhe si diçka aspak profesionale.

“Unë nuk di shumë raste në perëndim kur një kryetar qeverie të marrë në telefon personalisht gazetarët dhe t’u thotë si t’i redaktojnë historitë e tyre. Mua personalisht nuk më ka ndodhur kurrë. E konsideroj një mungesë kontrolli të impulseve të tua personale kur ne sigurisht zemërohemi dhe duam të telefonojmë dikë dhe t’i tregojmë arsyet përse jemi të zemëruar me ta, por zakonisht nuk e bëjmë sepse nuk është diçka shumë profesionale, sidomos për një kryetar qeverie dhe kjo pikërisht tregon një mungesë kontrolli të impulseve.

Unë pashë se çfarë kishte ndodhur me kolegët e mi, ndaj e postova në X. Ishte si një kambanë, pra pasi e kam dëgjuar këtë histori shumë herë me variacione të ndryshme por e njëjta gjë. Shkrujanë diçka kritike për Ramën dhe pastaj papritur u vjen një telefonatë nga vetë Rama që është realisht shumë e pazakontë, por edhe tipike sepse u ka ndodhur disa kolegëve që më kanë thënë. Mua nuk më ka ndodhur sepse nuk shkruaj për Shqipërinë, por u ka ndodhur shumë kolegëve.

Nuk e di nëse do te flisnim për sjellje diktatoriale, por do ta quaja shumë joprofesionale, sepse për ne perëndimorët nuk ekziston ky kërcënim. Është diçka e pazakontë dhe paksa qesharake dhe tregon me sjelljen e një kryetari qeverie dhe çfarë i ndodh një gazetari që punon në Shqipëri. Nëse e bën këtë me ne atëherë çfarë ndodh me gazetarët në Shqipëri?” – tha ai. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Gazetarët politikë të dy mediave më të mëdha gjermane: Si bën presion Edi Rama

The post Gazetari gjerman i FAZ: Rama dhe Vuçiç përdorin të njëjtat metoda për pushtetin e tyre appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *