Kuvendi hap garën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas dorëheqjes së gjykatëses kushtetuese Elsa Toska që ishte një nga anëtaret e zgjedhura prej parlamentit, kuvendi i Shqipërisë ka hapur garën për zëvendësimin e saj. Pas një debati se deri kur duhet të zgjasë ky mandat, kuvendi ka vendosur se ai do të jetë deri në 14 nëntor 2028. Pra gjykatësi i ri, që do të zëvendësojë Toskën, do të rrijë vetëm 4 vite në Kushtetuese.
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska e paraqiti dorëheqjen nga funksioni që ajo ushtronte prej pesë vitesh në mes të shtatorit, por pa bërë publike arsyen. Elsa Toska ishte zgjedhur si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019 me 105 vota të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

©Lapsi.al

The post Kuvendi hap garën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *