Greqi/ U kap me armë zjarri pa leje, në pranga 55-vjeçari shqiptar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur me armë zjarri pa leje. Siç raportohet policia ka ushtruar kontrolle në banesën e 55-vjeçarit, ku dhe ka zbuluar 1 pistoletë TT me dy krehëra me 14 fishekë, 2 thika, 1 taser elektrik, 1 pajisje spërkatëse me piper dhe sende që mund të përdoren për hapje dyersh.

Gjithashtu autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar qëllimet e 55-vjecarit shqiptar, duke mos përjashtuar mundësinë që ai të ketë pasur në plan të kryente ndonjë grabitje.

The post Greqi/ U kap me armë zjarri pa leje, në pranga 55-vjeçari shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *