Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut disa lagje në qytetin e Vlorës janë ende në ujë. Situata është bërë edhe më kaotike pasi tek hidrovori i qytetit ka shpërthyer një nga pompat. Pas shpërthimit, ka patur flakë dhe si pasojë u fikën të katërta pomat e hidrovorit.
Deri sa të riparohet, uji do të jetë prezent dhe rrugët do të vazhdojnë të jenë të përmbytura. Aktualisht zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, për të shuar flakët e një prej pompave të hidrovorit.
The post Vlora vijon të jetë ‘nën ujë’/ Merr flakë pompa e hidrovorit e qytetit bregdetar appeared first on Lapsi.al.
