Atalanta nuk e grumbulloi, Gjimshiti në dyshim të madh për dy ndeshjet e kombëtares

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Berat Gjimshiti, pasi humbi ndeshjet e shtatorit në Nations League, në transfertë kundër Ukrainës e Gjeorgjisë në shtëpi, rrezikon të mos jetë edhe në sfidën e dyfishtë jashtë fushe kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë. Mbrojtësi i kombëtares është në dyshim të fortë, pasi nuk u grumbullua nga Atalanta për sfidën e fituar 5-1 kundër Genoa në Serie A.

Sylvinho e ka e përfshirë kapitenin në 24 lojtarët e thirrur për impenjimet në Pragë dhe Tbilisi, por fakti që Gjimshiti u la jashtë skuadrës nga Gasperini tregon se dëmtimi i lojtarit nuk e lejon atë të zbresë në fushë. Bergamaskët mund të jenë të qetë sepse sipas asaj që filtron nga klubi problemi i mbrojtësit nuk është i rëndë dhe duhet të kthehet pas pauzës i gatshëm për të zbritur në fushë, por koha punon kundër teknikut Sylvinho.

Lexo më tejGjimshiti, Atalanta pret të mësojë shkallën e dëmtimit: Sylvinho rrezikon ta humbasë për kombëtaren

Doktor Stessina, i kombëtares shqiptare, ka komunikuar me stafin mjekësor të Atalantës dhe duhet të merret shpejt një vendim. Nëse Gjimshiti nuk ia del, atëherë lista e teknikut brazilian të kombëtares do të pësojë një ndryshim.

Gjimshiti u dëmtua në mbrëmjen e Champions League, kundër Shakhtar Donetsk, në të cilën shënoi edhe golin e avantazhit për zikaltrit. Mbrojtësi u zëvendësua pas pushimit, për shkak të një goditje që mori në ijën e majtë.

The post Atalanta nuk e grumbulloi, Gjimshiti në dyshim të madh për dy ndeshjet e kombëtares appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *