Paraqitje pozitive, dy lojtarë të Kombëtares në formacionin e javës në Turqi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në fundjavën që lamë pas, në elitën e kampionatit turk spikatën disa lojtarë shqiptarë me paraqitjet e tyre. Ernest Muçi është përfshirë në formacionin e javës, me sulmuesin kuqezi që dha një kontribut të rëndësishëm në barazimin 1-1 të Besiktas ndaj Gaziantep. Sipas faqes së specializuar Sofascore, Muçi vlerësohet me notën 8.0.

Mes 11-shes më të mirë të javës është edhe mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti. Përformanca e futbollistit të Bodrumspor është vlerësuar me notën 7.6.

The post Paraqitje pozitive, dy lojtarë të Kombëtares në formacionin e javës në Turqi appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *