Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Operacion i suksesshëm për Gleison Bremer. Mbrojtësi i Juventus iu nënshtrua një operacioni në Lion për të rindërtuar ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit të majtë. Braziliani u dëmtua gjatë ndeshjes së Champions League kundër Leipzig dhe tashmë do të fillojë procesi i rehabilitimit. “Është hapi i parë drejt kthimit”, shkroi Bremer pas operacionit. Sezoni i tij, në çdo rast, tashmë ka përfunduar dhe Thiago Motta dhe klubi do të duhet të kërkojnë zgjidhje për ta zëvendësuar atë në qendër të mbrojtjes.
KOMUNIKATA E JUVENTUS
“Këtë mëngjes Gleison Bremer iu nënshtrua një operacioni për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit të tij të majtë.
Operacioni, i kryer në Hôpital Privé Jean Mermoz në Lion nga doktori Bertrand Cottet-Sonnery, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventus, Dr. Luca Stefanini, ka dalë në mënyrë perfekte dhe futbollisti do të nisë procesin e rehabilitimit me qëllim rifillimin e aktivitetit konkurrues në ditët në vijim”.
BREMER NË INSTAGRAM: “HAPI I PARË DREJT RIKTHIMIT”
View this post on Instagram
The post Bremer operohet në Lion, i rindërtojnë ligamentin e kryqëzuar: “Hapi i parë drejt rikthimit” appeared first on Lapsi.al.
