Detaje të reja/ Ç’ndodhi me nënën dhe foshnjën e saj që humbën jetën në QSUT

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në Tiranë. Një nënë dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë njëra pas tjetrës në Qendrën Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”. Fillimisht foshnja lindi i vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 36-vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion.

Sipas informacioneve shkaku i vdekjes së gruas është hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune. Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.

Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna 36-vjeçare. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk arriti të mbijetonte pas komplikacioneve shëndetësore. /TCH

The post Detaje të reja/ Ç’ndodhi me nënën dhe foshnjën e saj që humbën jetën në QSUT appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *