Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri disa komente mbi hapjen e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Sipas tij, ishte Edi Rama që e pengoi për 11 vite sa qe kryetar bashkie dorëzimin e pronës tek komuniteti mysliman.
“Më në fund, xhamia e madhe e Tiranës nisi ndërtimin me 17 prill të vitit 2013. U deshën 11 vite të përfundonte. E ndërpreu dhe e bllokoi sapo erdhi në pushtet, etj, etj” – tha Berisha që një thirrje e pati edhe për Komunitetin Mysliman Shqiptar
“Thirrja ime është të përçmoni, të hidhni poshtë përpjekjen diabolike të Edi Ramës për përçarjen tuaj. Përdorimin e xhamisë, tempullit të lutjeve ndaj Zotit, për të përçarë komunitetin mysliman. Mungesa në ceremoni e udhëheqësit shpirtëror të besimtarëve myslimanë, kryetarit të KMSH, ishte një ofendim për çdo besimtar mysliman. Por Edi Rama është i angazhuar në mision për të përçarë fetë dhe besimet” – tha Berisha.
Më pas shigjetoi Presidentin e Republikës, që sipas tij, i kërkoi Erdoganit t’i ndërtojë një godinë më të madhe.
“Të dashur pensionistë, a e dëgjuat sot Harapin e Presidencës tek kërkonte zyra për vete mikut të ardhur se nuk i mjaftonin 500 metër katrorë. Por ka gjë më të turpshme? Këta vetëm për veten e tyre mendojnë.
Ai i kërkon presidentit turk, t’ia ndërtojë presidencën, dhe nuk kërkon mbështetje për fondin e pensioneve, nuk kërkon mbështetje financiare për fondin e sigurimeve shëndetësore.
Ai ndjek rrugën, se e kam emrin Bajram, por ai duhet ta ketë Haram, ai ndjek rrugën e Edi Ramës, i cili 10 ditë më parë shpalli ndërtimin në tokë publike të 4 kullave me pretekstin se do ketë disa kate edhe për ministritë. Do ketë ca kate për xhepat e tij ky i pangopur që ka vetëm veten shok” – tha Berisha. ©LAPSI.al
The post Berisha i bën thirrje Komunitetit Mysliman: Hidheni poshtë përpjekjen diabolike të Ramës appeared first on Lapsi.al.
