Zbardhen detaje nga operacioni, droga kultivohej në katin e dytë të një magazine të braktisur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me operacioni antidrogë në kryeqytet ku u zbulua një shtëpi bari.

Sipas raportimeve se kati i dytë i ish-magazinave të kohës së komunizmit ishte përshtatur në shtëpi bari me llampa elektrike për kultivimin e drogës. Magazina është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në kryeqytet.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia, ndërsa mësohet se e gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike.

The post Zbardhen detaje nga operacioni, droga kultivohej në katin e dytë të një magazine të braktisur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *