Edhe një herë për rritjen e pensioneve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Opinion nga Enea Janko, ekspert për ekonominë

Në Kosovë që ishte vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që nuk kishte bërë rritje të pensioneve për vitin 2024, kryeministri Albin Kurti njoftoi rritjen e të gjitha llojeve të pensioneve me 20 %, që është rreth 5 herë më e lartë se rritja prej 4.1 % që bëri kryeministri Edi Rama për pensionistët e Shqipërisë.

Rritja prej 20 % e çoi pensionin minimal për pensionistët kosovar që nuk kanë derdhur kontribute për pensionin e tyre në nivelin prej 120 euro në muaj, ndersa pensionin mesatar e rriti me rreth 38 euro duke e çuar nga 190 Euro në 228 euro ne muaj.

Kjo rritje e nivelit te pensioneve e zmadhon akoma më shumë diferencën e nivelit të pensioneve të Kosovës që konsiderohet shteti më i varfër në rajon me nivelin e pensioneve në Shqipëri që ka qeverinë më të sukseshme për rritjen e buxhetit të shtetit. Pas rritjeve te vitit 2024 qe hyn ne fuqi në Tetor 2024, niveli i pensionit mesatar në Shqipëri është rreth 42.5 % më i ulët se në Kosovë.

Ndërkohë:

Pensioni mesatar në Maqedoninë e Veriut është sa 250 % e pensionit mesatar në Shqipëri.

Pensioni mesatar në Mal të Zi është sa 280 % e pensionit mesatar në Shqipëri.

Pensioni mesatar në Serbi është sa 270 % e pensionit mesatar në Shqipëri.

Pensioni mesatar në Bosnje & Hercegovinë është sa 210 % e pensionit mesatar në Shqipëri.

Sipas të dhënave të INSTAT, parashikohet që rritja e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore për vitin 2024 të jetë mbi 100 milion euro krahasuar me vitin e kaluar, ndersa rritja totale e të ardhurave buxhetore pritet që të jete mbi 700 milion euro krahasuar me vitin 2023.

Nga keto rritje të të ardhurave, qeveria shqiptare vendosi qe te jepte per rritjen e pensioneve rreth 17 milion euro dhe 5 milion euro financime per bujqesine dhe blektorine, qe eshte nje nder sektoret me prioritar për zhvillimin e vendit dhe qe mbulon rreth 50 % të popullsise se vendit.

Ndoshta në tre muajt e fundit qeveria Rama do të bëj ndonjë rritje tjeter reale te pensioneve, per të mos e lënë Shqipërinë shumë mbrapa vëndeve të tjera të rajonit!!!

The post Edhe një herë për rritjen e pensioneve appeared first on Fast News Economy.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *