Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend, Jurgis Çyrbja është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme. Sipas raportimeve, Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën dhjetë.
Ditën e djeshme, socialisti tha për mediat se dorëheqja e tij nuk lidhet me thirrjen dhe paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme, para dy ditësh. Ai është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.
Tre ditë më parë, tashmë ish-deputeti, u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje për 5 orë.
The post Dorëzoi mandatin e deputetit një ditë më parë, Jurgis Çyrbja thirret sërish në SPAK appeared first on Lapsi.al.
