Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij hungarez, Viktor Orban kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. Orban gjatë fjalës së tij në konferencë tha se Shqipëria duhet të jetë në Bashkimin Evropian.
Por gjithashtu ai theksoi se “po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme.” Më tej u bë me dije se javën e ardhshme do të zhvillohet konferenca e parë ndërmjet BE dhe Shqipërisë.
“Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte pjesë edhe tani, por po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme.
Por kemi pasur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi konferencën ndërmjet BE dhe Shqipërisë ku do të hapet grupkapitulli i parë. Përgëzoj Ramën dhe Shqipërinë, jam i gëzuar që vjen në një moment kur Hungaria ka presidencën e BE.”, tha ai.
The post Kryeministri hungarez: Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE, por po shikojmë pengesa politike appeared first on Lapsi.al.
