U plagosën me thikë nga fqinji, por tentuan të fshihnin ngjarjen, arrestohen vëllezërit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër të cilët kanë dhënë dëshmi të rremë në tentativë për të fshehur ngjarjen se nga kush ishin plagosur me thikë. Ata kanë deklaruar se ishin plagosur nga një konflikt me njëri-tjetrin, por deklaratat kontradiktore kanë bërë që Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Mallakastër, në bashkëpunim me Prokurorinë të thellonin hetimet dhe si rezultat bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet u zbulua se dy vëllezërit 26 dhe 28 vjeç  ishin plagosur me thikë nga fqinji i tyre 76 vjeç. Ai u arrestua dhe përballet me akuzën “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

The post U plagosën me thikë nga fqinji, por tentuan të fshihnin ngjarjen, arrestohen vëllezërit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *