VIDEO/ Kroacia përmbys Skocinë, Bullgaria zhgënjen me Luksemburgun

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kroacia përballë Skocisë dhe Bullgaria me Luksemburgun, ishin dy sfidat për raundin e tretë në Ligën e Kombeve që u luajtën në orën 18:00. Kroacia mposhti me përmbysje 2-1 Skocinë në shtëpi. Ndërsa goli i Skocisë në sekondat e fundit u anulua me VAR për pozicion jashtë loje. Në ndeshjen tjetër, ka zhgënyer Bullgaria 0-0 përballë Luksemburgut.

Kroaci-Skoci 2-1

Kroacia arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-1 ndaj Skocisë në Zagreb, në kuadër të Nations League. Edhe pse vendasit u gjendën në disavantazh në minutën e 33-të, pas golit të Christie, ata reaguan shpejt. Matanovic barazoi rezultatin në minutën e 36-të. Ishte Kramaric në minutën e 70-të që siguroi fitoren për kroatët me golin e tij. Në fund, goli i Adams për Skocinë u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Me këtë rezultat, Kroacia grumbulloi 6 pikë dhe renditet e dyta në Grupin 1 të Ligës A, ndërsa Skocia mbetet e fundit pa pikë.

Bullgari-Luksemburg 0-0

Në ndeshjen tjetër Bullgaria ka zhgënjyer përballë Luksemburgut. Djemtë e Iliev nuk kanë shkuar më larg se një barazim pa gola me luksemburgasit, duke marrë në shtëpi vetëm një pikë. Pas kësaj ndeshje Bullgaria regjistron vetëm 5 pikë dhe rrezikon të humbasë vendin e parë. Ndërsa Luksemburgu renditet i fundit në Grupin 3 me 1 pikë.

The post VIDEO/ Kroacia përmbys Skocinë, Bullgaria zhgënjen me Luksemburgun appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *