Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në “Mikheil Meskhi Stadium” në prag të ndeshjes së ditës së nesërme ndaj Gjeorgjisë. Asnjë dëmtim e megjithatë priten ndryshim në formacionin, që do të startojë kundër Gjeorgjisë.
Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.
Lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike. Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin ndaj Gjeorgjisë.
Ndeshja Gjeorgji – Shqipëri e vlefshme për UEFA Nations League, luhet nesër në stadiumin “Mikheil Meskhi”, në orën 18:00.
The post Priten ndryshime: stërvitja e fundit në Mikheil Meskhi mbyllet pa dëmtime appeared first on Lapsi.al.
