“Festoi” debutimin me një asist për golin, Tuci: “Ndjenjë e jashtëzakonshme, lëvizjet e mia si të Kapllanit…”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shqipëria arriti një fitore të rëndësishme ndaj Gjeorgjisë, duke e mposhtur 1-0 në Tbilisi. Ndeshja, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kombeve, u vendos nga goli i Kristjan Asllanit në pjesën e dytë.

Pas sfidës së fituar foli Indrit Tuci, asistuesi i golit.

“E përjetova shumë mirë, ndjenjë e jashtëzakonshme. Çunat më kanë pritur shumë mirë që nga dita e parë dhe e kam kuptuar që jemi grup. Falë zotit që fituam.

Unë jam gjithmonë gati. Trajneri më tha që do të luaj dhe u fokusova. Lëvizja ime si ato të Kapllanit kur ka qenë në kohë të vet (qesh)”, u shpreh Tuci për TV Klan.

Video/ Asllani thyen tabunë gjeorgjiane: Shqipëria fiton pas 19 vitesh dhe futet në lojë për kreun e grupit

The post “Festoi” debutimin me një asist për golin, Tuci: “Ndjenjë e jashtëzakonshme, lëvizjet e mia si të Kapllanit…” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *