Hyri ilegalisht në Itali për të vjedhur banesa, arrestohet 41-vjeçari shqiptar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 41-vjeçar shqiptar që kishte hyrë ilegalisht në Itali, u arrestua dje nga policia e Benevento. Ai akuzohet jo vetëm për kundërshtim të oficerëve në aksion, por edhe si i dyshuar për vjedhje banesash, teksa iu gjetën pajisje dhe çelësa për hapjen e bravave. Sipas mediave italiane, rreth orës 20:00, patrullat lokalizuan 2 persona të dyshimtë, të cilët po endeshin jo shumë larg stadiumit “Vigorito”.
Teksa po shkonin drejt një makine, ku i priste personi i tretë, të rinjtë pikasën afrimin e policëve dhe ikën me vrap nëpër rrugica. Shoferi mori arratinë me një shpejtësi, duke rrezikuar edhe policët. Pas ndjekjes me patrulla të tjera, mjeti u bllokua drejt “Telese Terme”, në komunën e Pontes. Drejtuesi i makinës ishte pikërisht 41-vjeçari i arrestuar. Brenda në mjet iu gjetën edhe pajisjet, mes tyre edhe mallra që dyshohen si të vjedhura nëpër banesa

The post Hyri ilegalisht në Itali për të vjedhur banesa, arrestohet 41-vjeçari shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *