Itali/ Po kalonte në vijat e bardha, automjeti përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali nga ku mësohet se një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha. Viktima është identifikuar si Roel Abedoni dhe bëhet me dije se ai humbi jetën pas dy orëve agoni në spital, në Tivoli.

Sipas mediave italiane, makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit rezultoi negativ për alkool dhe drogë.

The post Itali/ Po kalonte në vijat e bardha, automjeti përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *