Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Shqipëria triumfon në Tbilisi, duke mposhtur 0-1 Gjeorgjinë, në grupin 1 të Ligës B në Nations League. Kuqezinjtë kthehen te suksesi pas dy humbjesh radhazi dhe ngjiten me 6 pikë, krah gjeorgjianëve. Thyhet pas tre vitesh në Mikheil Meskhi Gjeorgjia, ndërsa Shqipëria merr fitoren e parë pas 19 vitesh në përballjet direkte.
Pérpara më shumë se 20 mijë tifozëve në Mikheil Meskhi, Shqipëria zbriti në fushë me ndryshime në sulm e mbrojtje, por çerekorëshi i parë ishte I vështirë. Gjeorgjia ushtroi presion dhe shkoi pranë golit në minutën e 6’. Zivzivadze nuk shënoi I pambuluar në zonë fali Strakoshën, duke goditur keq. Dy herë në harkun e 60 sekondave, Davitashvili frikësoi kuqezinjtë me goditjen e parë që detyroi portierin në një grushtim spektakolar, ndërsa e dyta kaloi ngjitur me shtyllën. Reagimi i kuqezinjve erdhi me Tucin, që pas asistit të Asanit në minutën e 16’ tentoi me diagonale i ndalur nga Loria. Më pas provoi edhe Balliu, por loja u ekuilibrua dhe skuadrat nuk linin hapësira.
Kthesa e ndeshjes erdhi në minutën e 46’ kur Bajrami me forcë u fut në zonë pasoi te Tuci që e shërbeu për Asllanin e djathta e të cilit nuk i dha asnjë shans portierit. Në avantazh 0-1 e me presionin e gjeorgjianëve, Shqipëria luajti një pjesë të dytë akademike. Bajrami ngriti më shumë se duhej shënjestrën në një aksion koral me krosimin nga e djathta të Balliut, në të 56’, ndërsa i sapofiuturi Daku (në vend të Tucit) me kokë nuk gjeti për pak golin në minutën e 69’. Gjeorgjia pretendoi një 11 metërsh, Seferi nuk finalizoi një kundërsulm, por në fund kuqezinjtë I rezistuan sulmit final té vendasve duke marrë fitoren.
The post Video/ Asllani thyen tabunë gjeorgjiane: Shqipëria fiton pas 19 vitesh dhe futet në lojë për kreun e grupit appeared first on Lapsi.al.
